Një video mbresëlënëse është publikuar këto ditë, që tregon se si me mijëra copëza të Lego krijohet një luan gjigant lodër.
Luani është bërë nga 685.530 copëza të Lego, e mbi 15 punëtorëve të palodhshëm u janë dashur 3,000 orë pune që ta realizojnë projektin që peshonte 1,520 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë gjithë procesin e punës, si dhe ekipin që mori pjesën në realizimin e projektit.
Por aty shihet më së miri se sa përkushtim dhe mund është dashur që të përfundojë në kohë, dhe të realizohet sa më mirë figura e kërkuar nga klienti. /Telegrafi/