Ai kishte shtënë në rrotën e makinës me një shotgun të kalibrit 12, por ishte mbuluar me copëza të barutit, raporton BBC. Personi, sipas policisë, është shoqëruar në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetë.
Personi në fjalë nga qyteti South Kitsap, jugperëndim i Seattle, ka qenë duke riparuar makinën e tij Lincoln Continental për dy javë rresht, sipas policisë, dhe kishte arritur të largonte çdo gjë pos dados në rrotën e prapme të djathtë.
I frustruar nga kjo dado, ai vendosi të shkrepte zjarr në përpjekje për ta nxjerrë nga rrota.
"Ai është shumë i vendosur që ta nxjerrë atë dado prej vendit", ka thënë Scott Wilson, zëdhënës nga zyra e sherifit lokal.