Telegrafi

Përditshmëria stresuese, po i bën femrat të humbin flokët

Rreth 21 për qind e femrave, po vuan nga rrallimi dhe dëmtimi i flokëve, derisa nëntë për qind, kanë pasur këtë problem në të kaluarën.

Gjitha këto të dhëna, janë bërë të ditura, nga hulumtim që është bërë në Londër dhe New York, transmeton Telegrafi.

Philip Kingsley, ekspert i flokëve dhe lëkurës së kokës, zbulon problemet të cilat i ka gjetur tek dymijë femra, të cilat i ka kontrolluar në vitet e fundit.

Sipas trikologjistit Kingsley, gjysma e femrave që kanë pasur këtë problem me flokët, janë të moshës prej 54 deri 65-vjeç, ndërsa çdo e teta ka qenë nën moshën 35-vjeç.

Si pasojë e kësaj, ato po ju shmangen fotografimit në për rrjete social dhe takimit me njerëz të rinj. /Telegrafi/