Site icon Telegrafi

Përditësohet zyrtarisht lista e Juventus për Ligën e Kampionëve – tre lojtarë të rinj në listë

Pritja ishte e madhe dhe Juventusi nuk humbi kohë në përpilimin e skuadrave për Ligën e Kampionëve në fazën e dytë.

Klubi bardhezi ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale tre ndryshimet e bëra me zgjedhjet e bëra në fillim të sezonit.

Thiago Motta, kryesisht në funksion të ndeshjeve me PSV Eindhoven e vlefshme për play-offin për fazën e 16-të, padyshim që ka përfshirë në listë Kolo Muanin, i cili ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit.

 

Skuadrës i janë shtuar dy mbrojtësit e ardhur në afatin e janarit, Renato Veiga dhe Lloyd Kelly, ndërsa jashtë listës ka mbetur mbrojtësi i krahut Alberto Costa.

Të tre blerjet zëvendësojnë Arthurin, Danilon dhe Fagiolin, të tre të larguar gjatë afatit të dimrit.

Prandaj, Cabal dhe Bremer mbeten të përfshirë pavarësisht dëmtimeve shumë të rënda.


LISTA E PLOTË A: 1 Perin, 3 Bremer, 4 Gatti, 5 Locatelli, 6 Kelly, 7 Conceicao, 8 Koopmeiners, 9 Vlahovic, 11 Gonzalez, 12 Veiga, 14 Milik, 15 Kalulu, 16, 16 McKennie, 1720, ah, 23 Pinsoglio, 26 Douglas Luiz, 27 Cambiaso, 29 Di Gregorio, 32 Cabal. LIST B 10 Yildiz, 36 Anghelè, 37 Savona, 38 Daffara, 40 Rouhi, 51 Mbangula.


/Telegrafi/ 

Exit mobile version