Site icon Telegrafi

Përditësohet McLaren 720S (Foto)

Makinë për pistë, me rehati maksimale

Nuk ka dyshim se McLaren 720S është makinë shumë e shpejtë, por me përditësimet e reja bëhet edhe më komod qëndrimi në të dhe lehtësohet ngasja, transmeton Telegrafi.

Megjithëse po punon në versionin e ri të këtij modeli, McLaren po kujdesen që 720S i tanishëm të mos iu mërzitet pronarëve. Kompania angleze e ka prezantuar pakon Track Pack, që ia mundëson të jetë shumë edhe më i përshtatshëm.

Fal fibrave të karbonit që janë përdorur në disa pjesë të përparme dhe të pasme, si dhe në kapakët e pasqyrave, kjo makinë ka humbur 24 kilogramë. Pjesët e brendshme të rrotave i janë bërë më të përshtatshme, bashkë me gypin për nxjerrjen e gazrave që ka pësuar ndryshim sportiv.

Sikur këto të mos mjaftonin që të bie në sy gjatë lëvizjes në piste, dritat e reja LED e bëjnë ta pamundur që të mos jetë në qendrën e vëmendjes. Ndryshime ka pësuar edhe pjesa e brendshme, pasi ulëset janë shumë më sportive, të rehatshme dhe elastike.

Për të pasur më shumë siguri, janë vënë rripat që kapen në gjashtë pika, duke rritu sigurinë dhe lehtësuar bartjen e tyre. Për të pasur një Track Pack në McLaren 720S, duhet paguar 25 mijë euro, kur të lansohet në fillim të vitit që vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version