Telegrafi

Përditësohet aplikacioni “TVSH-ja Ime”, DAP Maqedoni fton qytetarët ta shkarkojnë

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) informon se versioni i përshtatur i aplikacionit “TVSH-ja Ime” nga sot edhe në “Google Playstore”.

Përdoruesit e aplikacionit duhet së pari ta përditësojnë aplikacionin në “Playstore” dhe pastaj të lajmërohen në aplikacionin dhe në seksionin “profil” në dritaren “lloji i barkod skanerit”.

Nga DAP rikujtojnë gjithashtu se është duke u kryer pagesa e një pjese të TVSH-së për tre mujorin e dytë të këtij viti dhe çdo përdorues mund të kontrollojë statusin e pagesës nga “TVSH Ime” në profilin e tij të përdoruesit.