Telegrafi

Përditësimi WP7 deri në fund të muajit

Kompania aktualisht po merret me testimin e përditësimit të këtij sistemi, ashtu që të shmangen problemet të cilat u kanë ngjarë një pjese të përdoruesve gjatë instalimit.

Ky përditësim sjell performanca më të mira, ndryshime në ‘Marketplace’, mbështetje për ‘copy/paste’ dhe disa modifikime tjera.

Përditësimi, në fakt është dashur të shpërndahej gjatë gjysmës së parë të këtij muaji, porse është shtyrë për më vonë. /Telegrafi/