Telegrafi

Përditësimi nga Samsung shmang ndalesën e shitjes

Në të vërtetë, Samsung ishte i detyruar të bëj ndryshime në telefonat e vet mobil pas vendimit të gjykatës holandeze të marrë në muajin gusht se kompania me pajisjet e veta shkel patentat e caktuar të kompanisë Apple. Gjykata i pati dhënë afat Samsungut që deri me 14 tetor të largoj teknologjitë në fjalë ose do të ndalohet shitja e pajisjeve.

Në Samsung theksojnë se kanë zgjidhur problemet teknologjike dhe se kanë përditësuar produktet e veta ashtu që të jenë në përputhje me vendimin e gjykatës. Zëdhënësi i Samsung nuk ka dhënë detaje konkrete rreth asaj se për çfarë ndryshime konkrete bëhet fjalë ashtu që të mund të vazhdohet shitja e pajisjeve. /Telegrafi/