Puna po vazhdon në Estadio Santiago Bernabeu, me ata që janë të përfshirë në ndërtimin e stadiumit duke shfrytëzuar në maksimum një diferencë të rrallë 13-ditore midis ndeshjeve në shtëpi, me Real Madrid-Granada që është zhvilluar më 6 shkurt dhe me ndeshjen e radhës në shtëpi Real Madrid – Alaves më 19 shkurt.
Punëtorët e ndërtimit po vazhdojnë të përparojnë me një ritëm mbresëlënës dhe madje do të ketë disa përditësime të reja në kohë për ndeshjen e kthimit të Paris Saint-Germain në Bernabeu më 9 mars.
Këtë e ka zbuluar YouTuberi, Javier Caireta në kanalin ‘Nave del Madridismo’, ku ka treguar se si po bashkohet çatia e re dhe ka treguar se po punohet në nivelin më të lartë të tribunave.
Ai tregoi gjithashtu se si punëtorët po vendosin rreshta të reja në tribunat kryesore, duke shpjeguar se këto vende duhet të jenë gati për ndeshjen me PSG-në, edhe pse jo në kohë për ndeshjen e La Liga Santander kundër Alaves.
Për më tepër, ai tregoi se ku mund të kishte një tribunë të përkohshme në anën perëndimore të stadiumit për të lejuar më shumë tifozë të hyjnë dhe për t’i lejuar ata të ulen më afër fushës. Por, Caireta shtoi se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.
Megjithatë, tifozët që ndjekin ndeshjen e PSG -së do të vërejnë përparime të rëndësishme në punimet e Bernabeut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ABaa6e7oKE4