Ideja kryesore është publikimi i versioneve të reja të Firefox çdo 16 javë, si edhe paraqitje gjithnjë e më shumë të versioneve të ndryshme testuese të Firefox me nivel të ndryshëm stabiliteti.
Në këtë mënyrë do të shfrytëzohet një princip thuajse i ngjashëm i nxjerrjes së versioneve të reja, sikurse Google që vepron me Chrome.
Shumica e përdoruesve, versionet e reja do t’i pranonin në mënyrë automatike përmes funksioneve të ndërtuara brenda shfletuesit, ndërsa e drejtë e përdoruesve është që të lejojnë ose pamundësojnë përditësimet automatike. /Telegrafi/