Site icon Telegrafi

Përditë sherr me gruan, nga arrest shtëpie kërkon të kthehet në burg!

Kështu, një tunizian, i cili ishte në arrest shtëpie në provincën e Lukas në Itali, është paraqitur te karabinierët dhe u është lutur që ta çojnë në burg, i lodhur nga diskutimet e ndezura dhe të shpeshta që duhej të përballonte me shoqen e tij.

Tuniziani, i cili kishte kaluar disa arreste shtëpiake në të shkuarën, akuzohej për një vjedhje në vitin 2014.

Por përballja me jetën e përditshme në shtëpi, duhet t’i jetë dukur e pamundur dhe për të fituar pak qetësi, ka tentuar manovrën e fundit: rikthimin pas hekurave, larg atyre sherreve të përditshme.

Dhe Gjykata e Apelit në Firence e ka kënaqur, duke e pranuar kërkesën e tij dhe duke e dërguar në burgun “San Giorgio” në Luka.
 

Exit mobile version