Përdhunuesit e fëmijëve në shtetin federal të Nigerisë do të dënohen me kastrim “si qentë”.
Shteti federal nigerian i Kadunas ka miratuar një ligj, sipas të cilit, të dënuarit për përdhunimin e fëmijëve nën moshën 14 vjeçare do të dënohen me kastrim, shkruan BBC.
Nasir Ahmad el-Rufai, guvernatori i këtij shteti veriperëndimor nigerian, i cili ka avokuar më parë për një dënim të tillë, do të nënshkruajë ligjin që të mund të hyjë në fuqi, transmeton Telegrafi.
Sipas ligjit federal nigerian, dënimet për përdhunime të fëmijëve ndryshojnë midis 14 vjet dhe burgim të përjetshëm. Por shtetet mund të bëjnë ligjet e tyre.
Krime të tilla raportohen rrallë në Nigeri për shkak të stigmatizimit. Nga viti 2015 e deri më sot, janë ngritur aktakuza kundër 40 personave të dyshuar për përdhunim.
Por zemërimi i publikut për përdhunimet e shumta po rritet, dhe në qershor, guvernatorët e shteteve shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për përdhunimin dhe dhunën ndaj grave. /Telegrafi/