Telegrafi

Përdhunuan 20 vjeçaren nga Kosova me aftësi të kufizuara, në pranga dy vëllezër nga Kukësi

Dy vëllezër nga Kukesi kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare, me probleme mendore dhe fizike.

Policia e Kukësit bën të ditur se në pranga u vunë vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç banues në fshatin Lojme të Kukësit.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. /TCH/