Telegrafi

Përdhunonte të bijën tri herë në javë, dënohet me 1503 vjet burg (Foto)

Një baba 41-vjeçar është dënuar me 1503 vjet burg, pasi akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij adoleshente. Rene Lopez nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, akuzohet se përdhunoi 3 herë në javë vajzën e tij në periudhën 2009-2013.

Ndërsa gjykatësi e ka quajtur njeriun në fjalë “një rrezik të madh për shoqërinë”. Mediat amerikane shkruajnë se babai përdhunues nuk shfaqi asnjë lloj pendese në gjykatës për çfarë kishte bërë, madje i drejtoi gishtin vajzës duke e kritikuar për sjelljen e saj, transmeton shekulli.

Vajza adoleshente në atë periudhë u përdhunua edhe nga një mik i familjes. Por, babai kur e mori vesh këtë gjë, në vend që ta denonconte aktin e kryer dhe të mbronte vajzën, e transformoi në pronë të tij.