Site icon Telegrafi

Përdhunoi një shqiptare, publikohet dosja e Robinhos: Mashtroi hetuesit

Mediat italaine kanë zbuluar detaje nga dosja hetimore që çoi në dënimin me 9 vite burg të sulmuesit brazilian Robinho.

Futbollisti i cili iu bashkua pak kohë më parë Sivaspor në Turqi, kërkohet nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar atë për përdhunimin e një shqiptareje në periudhën kur luante për Milanin.

Sipas asaj që shkruhet në dosje, braziliani dhe shokët e tij kanë treguar “mungesë të plotë respekti” ndaj vajzës në fjalë, në atë periudhë 23-vjeçare, “duke e përballur me turpërime të vazhdueshme, përveç akteve të dhunës seksuale”.

Bazuar në dosjen, mbi të cilën u mor ky vendim, Robinjo dhe shokët e tij kishin vazhduar duke kujtuar historinë në ditët në vijim, pasi në telefonatat e zbardhura nga policia, kishte “epitete dhe përkufizime të ashpra për të, shenja të pakundërshtueshme të guximit dhe thuajse të bindjes se në të ardhmen nuk do të ndëshkoheshin”.

Të mësipërmet janë argumentime të gjykatës së Milanos për vendimin që dënon Robinhon dhe një shokun e tij, Ricardo Falque, me 9 vite burg, ndërsa në kërkim janë edhe katër brazilianë të tjerë.

Grupi në fjalë, kishte dehur vajzën në një lokal nate dhe më as kishte abuzuar seksualisht me të. Rrethanë përkeqësuese në këtë ngjarje ishte edhe fakti se Robinho dhe shokët e tij, kishin tentuar të trillonin një histori, pasi ishin mbledhur shpesh për të rënë dakord për ngjarjen që do u tregonin hetuesve, për t’i mashtruar. /vipsport/

Exit mobile version