Site icon Telegrafi

Përdhunoi nipin 7-vjeçar, Prokuroria e Beratit kërkon 15 vite burg për shqiptarin e Kosovës

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 15 vjet burg për 46-vjeçarin B.K., që akuzohet për përdhunimin e nipit të tij 7-vjeç.

Gjatë seancës së sotme që u zhvillua rreth orës 15:45, B.K. mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancë.

Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për B.K, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.

46-vjeçari B.K ka lindur në një fshat të Prizrenit.

B.K. akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, me iniciale A. S në 4 nëntor 2021 në banesën e tij, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën./A2 CNN

Exit mobile version