Site icon Telegrafi

Përdhunohen dy vajza të mitura në Tetovë

Dy vajza të mitura janë përdhunuar në Reçicë të Vogël të Tetovës, ndërsa rastin e ka denoncuar në polici nëna e njërës nga vajzat e mitura, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas informatave të policisë, mbrëmë në ora 1 e 30 minuta në Stacionin policor në Tetovë, vajza e mitur nga Tetova e shoqëruar nga nëna e saj, Prokuror publik kujdestar, psikolog nga Qendra për punë sociale dhe avokatit ka denoncuar se më datë 18.01.2018 rreth orës 15:00 bashkë me shoqen e saj, moshatare e saj kanë biseduar me person të panjohur përmes aplikacionit “Azar”. Më pas, personi i panjohur i ka ftuar në shtëpinë e tij dhe dy vajzat e mitura kanë shkuar në vendin e caktuar në Reçicë të Vogël.

Pasi kanë arritur në shtëpinë e tij, kanë hyrë në një nga dhomat dhe personi i panjohur ka kryer përdhunimin e vajzave të mitura. Pasi që vajzat e mitura kanë gjetur mundësi për të ikur nga shtëpia e personit të panjohur dhe duke thirrur taksi kanë shkuar në shtëpitë e tyre, informojnë nga MPB.

Policia e Tetovës po ndërmerr masat e nevojshme për gjetjen e personit të denoncuar dhe për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version