Përdhunohej sistematikisht prej të atit, prej të paktën dy vitesh por nuk kishte guxuar të tregonte sepse ai e kërcënonte.
Mediat greke, raportojnë për tmerrin që ka përjetuar vajza e një familje shqiptare në Greqi, dhe se çdo gjë doli në dritë pasi mësuesi i vajzës së mitur kishte vënë re probleme në sjelljen e vajzës.
Mësohet se në pranga u vu babai shqiptar, nga autoritetet greke në ishullin e Mytilinit, nën akuzën e incestit.
13-vjeçarja jeton në fshatin Thermi të ishullit të Mytilinit, së bashku me nënën dhe 3 fëmijët e tjerë të familjes.
Sipas mësuesit, ajo kishte shfaqur rënie në mësime.
Policia e arrestoi babanë shqiptar në banesën e tij dhe ai fillimisht i ka mohuar akuzat, por pas ballafaqimit me deklaratën e së bijës dhe detajet rrëqethëse që ajo kishte rrëfyer, u detyrua të pranojë se kishte abuzuar në mënyrë sistematike me të bijën prej më shumë se dy vitesh.
Deklarata e tij ka shokuar hetuesit, të cilët sipas mediave është cilësuar si një monstër. Emri i tij nuk dihet.