Serbia vazhdon me maltretime ndaj familjes së kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, që kur ai erdhi për vizitë në Prekaz dhe vendosi lule tek varri i Blerina Jasharit që u vra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Së fundmi persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së tij. Këtë e ka bërë të ditur vetë Sanduloviq në një postim në “X”.
“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit pasi ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”, ka shkruar Sanduloviq.
Ai ka shtuar se tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve.
“Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
The persecution of Aleksandar Vučić and his terrorist gang from Kosovo in cooperation with the BIA against Nikola Sandulović continues.
Yesterday they desecrated the grave of Nikola Sandulović's mother because he laid flowers on the grave of the murdered seven-year-old Albanian… pic.twitter.com/cK0Q5UtCDL— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 15, 2024