Nuk ndalojnë akuzat e opozitës maqedonase me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, LSDM-ja sot nga terreni në rrugën Koçani-Dellçevë akuzoi ministrinë për premtime jo të realizuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rruga problematike Koçani-Makdonska Kamenica me gjatësi 14 km, as nuk ka filluar, ndërsa deri në gusht të vitit 2016 ajo duhej të kishte përfunduar”, deklaroi Bllagoj Boçvarski nga LSDM-ja.
Ai paraqiti një dokument ku vërteton se më 30 gusht të këtij viti “Rrugët e Maqedonisë”, nga Ministria e Financave ka kërkuar produkte të naftës pa tarifë, ndërsa kërkesa u mohua me arsyen se do të shkaktojë implikime në buxhetin e Maqedonisë.
Boçvarski potencoi se mungesa e karburantit mund të jetë vetëm një arsye se pse rrugët janë në gjendje të tillë dhe pse nuk mirëmbahen./Telegrafi/