Në Maqedoni para disa muajve u njoftua me borxhin publik nëpërmjet ueb faqes javendolg.mk ku zyrtarisht përditësohen shumat me të cilat shteti i vogël dhe kryefort në Ballkan detyrohet ndaj kreditorëve të vendit dhe të jashtëm. Atëkohë, ky burim i informacioneve u hesht nga shteti por tani është publik përsëri, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Borxhi publik ka kaluar shifrën e 5 miliardë eurosh.
Çdo banor ka borxh prej 2.472 euro.
Borxhi publik në krahasim të Bruto Prodhimit Vendor është 53.22%.
Borxhi prej vitit 2016 është 773.638.720 Euro.
Kamata ndaj borxheve të kaluara është 118.519.888 Euro.
Është e rëndë të caktohet saktë borxhi momental se ndryshimet bëhen me sekonda.
Përndryshe, ueb faqja javendolg.mk përditësohet nga informacionet e Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror për Statistika. /Telegrafi/