Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fanol Perdedaj nuk po kalon nëpër një moment të mirë.
Ai nuk është aktivizuar me skuadrën e tij që disa muaj dhe ka kërkuar largimin nga skuadra.
Ka qenë e përditshmja gjermane ‘Bild’, që ka raportuar për largimin e mundshëm të Perdedajt nga Munich 1860.
“Perdedaj nuk po luan dhe ai pritet të largohet nga Munichu gjatë afatit kalimtar të verës”, shkruan Bild.
Kujtojmë që Perdedaj iu bashkua skuadrës bavareze nga FSV Frankfurt pasi kjo e fundit kishte rënë në Bundesliga 3.
Perdedaj më parë ka luajtur edhe për Hertha Berlin dhe Energie Cotbus. /Telegrafi/