Site icon Telegrafi

Perdedaj, lojtari i parë i konfirmuar për Kosovën (Video)

Në një prononcim për emisionin Interaktiv në KTV, Perdedaj ka konfirmuar se e ka pranuar ftesën e selektorit Bunjaku për të mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.

“Po. Më ka thirr trajneri për me lujt për Kosovën. Jam knaqë shumë që më ka thirr se unë du me lujt për shtetin tem. Kam lujtë për Gjermaninë me këto moshat e reja, por unë du me lujtë për shtetin tem, për Kosovën”, ka thënë Përdedaj.

Ai ka thënë se Kosova do ta ndërtojë ngadalë një përfaqësuese të mirë dhe beson se do të rritet shumë shpejt. Mesfushori ofansiv ka qenë pjesë e Bundesligës me Hertha Berlinin ku ka pasur 8 paraqitje dhe tani është pjesë e Cottbusit në kategorinë e dytë. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version