Site icon Telegrafi

Përdedaj: Duam fitore

“Kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë. Ne shpresojmë se do të luajmë mirë dhe dëshirojmë fitore. Do të jetë vështirë, pasi kundërshtari është i fortë, por besoj se mund të zhvillojmë një lojë të mirë. Turqia ka shumë lojtarë të mirë. Duhet të luajmë lojë agresive dhe mos t’i lëmë të zhvillojnë lojën e tyre. Ndeshja e parë përfundoi pa gola, tash shpresoj se do të shënojmë edhe për shikuesit tonë”, pohoi Përdedaj pwr gazetën SportPlus.

Sipas tij, atmosfera në duel me Haitin ka qenë shumë e mirë. “Atmosfera në takimin e parë ka qenë shumë e mirë dhe shpresoj se do të jetë edhe me Turqinë. Sa i përket bashkëlojtarëve nuk i njoh të gjithë, por do të shohim në stërvitje të njihemi sa më mirë dhe të kemi paraqitje sa më të mirë”, përfundoi anëtari i skuadrës Energie Cotbus. /Telegrafi/ 

Exit mobile version