Telegrafi

Përcjelli të famshmit e preferuar me ‘Snipp3t’

Në mbi 100.000 të famshëm, këtu bëjnë pjesë yje të njohur të skenës muzikore, filmit, pasarelave dhe emisioneve reale.

Jashtë nuk janë lënë edhe persona të cilët kanë bërë famë për një kohë dhe më nuk janë fytyra aq të njohura.

Shfrytëzuesit fillojnë të zgjedhin të famshmit që ju interesojnë, e më pas marrin lajme nga ata.

Nëse për shembull kyçja bëhet nga Facebook, atëherë lajmet vijnë nga ata të famshëm që shfrytëzuesi i ka pëlqyer nga llogaria e tij.

Aplikacioni që është lansuar në iOS është ende në fazën eksperimentale dhe nuk dihet nëse do të zgjerohet edhe më tej./Telegrafi/