Një ceremoni martese emocionale u ndërpre në gjysmë papritur, kur përcjellësi i dhëndrit i ra të fikët, në mes të këngës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mysafirët e një dasme në Snohomish, Uashington u habitën kur panë djaloshin duke u rrëzuar në tokë, ndërsa vajza e nderit këndonte për nusen dhe dhëndrin.
Mysafirët e tronditur nxitojnë për ti dhënë ndihmë atij, para se të shoqërohet larg skenës minuta më vonë duke mbajtur një pecetë në fytyrën e tij.
Ai thuhet se theu dhëmbët gjatë rënies, por nuk pësori ndonjë tronditje dhe ndonjë lëndim tjetër të rëndë. /Telegrafi/