Organizata nacionaliste maqedonase ”Tvrdokorni” me një komunikatë të drejtuar mediumeve, kërkon dorëheqjen e personave D.U dhe V.M pasi thonë se janë të infiltruar nga OBRM-PDUKM, shkruan Telegrafi Maqedoni.
D.U dhe V.M janë kryetar dhe nënkryetar të përkohshëm të organizatës ”Tvrdokorni”.
”Personat në fjalë, duke punuar pa mos dëgjuar anëtarësinë janë duke zhvilluar politika të OBRM-PDUKM-së brenda organizatës ‘Tvrdokorni’ që të jenë të rëndësishëm brenda partisë. Ne jemi patriotë dhe nuk kemi lidhje me partitë. Ideologjia e tyre është e afërt me partinë, e e jona me shtetin. Ne nuk jemi servilë të partisë.” thonë nga ”Tvrdokorni”. /Telegrafi/