Site icon Telegrafi

Përçarje brenda Sindikatës së arsimit, shkencës dhe kulturës në Maqedoni

Siç mund të kuptohet, në pah është duke dalur një përçarje brenda Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nisma për formimin e Sindikatës së Plenumit të Arsimtarëve (SPA) ka reaguar ndaj paralajmërimeve të SASHK-ut për organizimin e një greve para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Sipas tyre, kërkesat dhe greva nën patronazhin e Konferencës së Sindikalistëve të Lirë është legjitime, por SASHK-ku jo. SPA konsideron se greva është thirrur pa ndonjë konsultim me mësimdhënësit, pa kundërshtim ndaj testimit ekstern.

SPA e akuzon SASHK-un se nënshkroi marrëveshje kolektive dhe asnjëherë nuk kërkoi respektimin e të njëjtit./Telegrafi/

Exit mobile version