Është interesante që panxhari i kuq mund të ndihmojë të zbuloni a keni trup të thartë
E gjitha që ju duhet, është të hani këtë perime, pastaj të verifikoni ngjyrën e urinës, transmeton Telegrafi.
Nëse urina ju është e kthjellët, do të thotë që keni sasi normale të thartirës në stomak. Nëse keni urinë ngjyrë të trëndafiltë, thartira në stomak është goxha e dobët.
Nëse nuk keni mjaftueshëm thartirë në stomak, nuk do të mundeni t’i tretni mirë proteinat, ndërkaq ato do të hyjnë në zorrë të hollë në formë fragmentesh të proteinave, jo të amino-thartirave.
Prandaj, kjo mund të çojë deri në një sërë problemesh nga të cilat më i shpeshti është zorra e depërtueshme.
Kjo sindromë zakonisht zhvillohet kur grimcat e glutenit bëjnë vrima në zorrën e hollë, gjë që mundëson që përbërësit e papranuar të arrijnë deri në qarkullimin e gjakut.
Krahas rrezikut të shtuar nga hyrja në zorrë, absorbimi jo i drejtë i vitaminës B12 gjithashtu mund të çojë në lodhje.
Me fjalë të tjera, jo vetëm që problemet tuaja do të zhvillohen, por do të jeni të lodhur dhe të molisur gjithë kohës.
Mirëpo, nuk duhet të brengoseni! Pasi që panxhari i kuq jep informacione themelore për atë a keni mjaftueshëm thartirë në trup apo jo, juve ju përket që këtë problem ta zgjidhni.
Nëse urina juaj ka ngjyrë të trëndafiltë pas konsumimit të panxharit të kuq, kjo do të thotë që pH-ja ju është e ulët. /Telegrafi/