Ka mbetur edhe një javë deri te fillimi i Kampionatit IHF Trophy për zonën evropiane. Kampionati për hendbollistët e grupmoshës U-20 dhe U-18 do të zhvillohet në Prishtinë prej 11 deri më 15 tetor.
Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) tashmë i ka përcaktuar përfaqësueset pjesëmarrëse. Këtë garë me rëndësi e organizojnë IHF-ja dhe Federata e Hendbollit e Kosovës.
Kampionët në të dy grupmoshat kualifikohen për fazën interkontinentale, e fituesit e fazës interkontinentale kualifikohen në Botëror. Pra, është një mundësi shumë e mirë.
Te juniorët (U-20), marrin pjesë Andorra, Bullgaria, Britania e Madhe, Kosova dhe Malta. Kurse te të rinjtë (U-18) marrin pjesë Shqipëria, Bullgaria, Britania e Madhe, Gjeorgjia dhe Kosova.
Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytetin tonë.