Lëvizja për unitet kombëtar të turqve (LUKT) ka dalë me një deklaratë për vendimin më të ri të Erdogan Saraç, për koalicion me OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të kësaj partie, lajmet për bashkimin e LUKT-së në koalicionin e OBRM-PDUKM-së të Nikolla Gruevskit, janë të pavërteta.
Kjo parti thotë se bashkangjitja e kryetari të partisë, Erdogan Saraç, me konalicionin e Gruevskit është një akt personal, pa mbështetjen e LUKT-së.
Edin Jakupiviq, sekretar i përgjithshëm i LUKT-së, bëntë ditur se deri në ora 15 të 11 nëntorit, nuk ka ndonjë vendim të Komitetit ekzekutiv, e as atij qendror të LUKT-së, për koalicionim me OBRM-PDUKM-në dhe se vlen ende koalicioni me opozitë, që udhëhiqet nga LSDM-ja./Telegrafi/