Makineria e re që po përdoret për të prerë pyjet konsiderohet një “përbindësh” i vërtetë.
Me një pamje që ngjason më shumë me një objekt të dalë nga filmat e fantashkencës, ajo i pret, pastron e copëton pemët për vetëm pak sekonda.
Efikasiteti i “prerëses më të frikshme në botë” është maksimal, përcjell gsh, por edhe vala e shkatërrimit që lë pas, shkruan Fondo Forestale Italiano në faqen e tij në Facebook.
Për të mbërritur në zonën e caktuar për prerje, ato duhet të hapin rrugën nëpër pyll, paralajmëron shoqata e angazhuar me ripyllëzimin, një aktivitet të cilin e ka nisur duke mbjellë pemë fillimisht nëpër terrene të vogla.