Ushtria irakiane, në betejën për rimarrjen e Mosulit, ka arritur të marrë nga xhihadistët e ISIS, një makineri të modifikuar, e cila mendohet të jetë përdorur për hapjen e rrugëve të bllokuara, apo edhe tuneleve.
Përbindëshi, është një automjet i përforcuar me pllaka metalike, ndërsa gomat janë të veshura me pllaka çeliku, për t’i mbrojtur nga dëmtimi gjatë betejave, transmeton tema.
Makineria, në fakt duket tepër e ngjashme me ato që shfaqen në skenat e filmit të njohur, “Mad Max”.