Telegrafi

Përbindëshi i zi

Të vetmit gjëra standard në këtë kartelë janë GPU i Nvidias me 384 CUDA bërthama, mbledhësja e memories prej 256-bit dhe 1 GB i memories GDDR5, derisa PCB, ftohja dhe shumëllojshmëria e shtesave në mënyrë origjinale janë punuar nga ana e Colorful Technology.

Taktet standard të punës janë 820 Mhz për GPU dhe 4 GHz për memorien, por me aktivizimin e BIOS-it të parë të modifikuar (Turbo BIOS) taktet rriten në 900 MHz dhe 4.2 GHz, e në rastin e BIOS-it të dytë me modifikimin më ekstrem (Monster BIOS) GPU punon në 1,010 MHz derisa memoria arrin në 4.5 GHz efikase. Taktet e përmendur nuk do të ishin të mundur pa dizajnin ekstrem – PCB ka tri konektorë 6-pinësh të tensionit dhe furnizimin 8-fazor që mund të shndërrohet në 12-fazor me shtimin e kartelës së posaçme Turbo-Kit në pjesën e poshtme të PCB-së kryesore.

Ftohja është realizuar me ftohësin masiv me madje dhjetë gypa për nxjerrjen e nxehtësisë dhe tri ventilatorë (dy nga 80- dhe një 90-milimetërsh) në versionin triple-slot, ndërsa kartela ka dhe backplate për nxjerrjen edhe më efikase të energjisë. Për më shumë, blerësit në komplet do të fitojnë edhe një Air-Kit, grupin prej pesë ftohësve pasiv të cilët mund të montohen në backplate, nëse dimensionet e shtëpizës e lejojnë këtë gjë.

Lista e shtesave nuk përfundon këtu – kompania me Kudanin dërgon madhe edhe ngjyrat dhe shabllonet ashtu që shfrytëzuesit të kenë mundësinë vet të pikturojnë shtëpizën e ftohësit. Çmimi i këtij kombinimi interesant për momentin fatkeqësisht ende nuk është i ditur. /Telegrafi/