Telegrafi

“Përbindëshi i hekurt”: Shikoni si e ndërton linjën më të gjatë hekurudhore në botë, makineria prej 580 ton (Foto/Video)

Me ndihmën e “Përbindëshit të hekurt”, Kina është duke tentuar të zgjeroj labirintin e madh të hekurudhës së trenave në projektin që kap vlerën e 94 miliardë funteve.

Makineria mbresëlënëse e korporatës kineze të hekurudhave e njohur ndryshe si “Përbindëshi i hekurt”, do të përdoret për ndërtimin e mijëra miljeve të linjave të reja hekurudhore për trenat e shpejtë, transmeton Telegrafi.

Sot është raportuar se 2.100 kilometra të linjës së re hekurudhore, 2.500 me binarë të dyfishtë dhe 4.000 kilometra të hekurudhe elektrike, do të ndërtohen gjatë këtij viti.

Pamjet mbresëlënëse të postuara shfaqin përbindëshin 580 ton me rrota, që kryen punën e një armate të tërë inxhinierësh. Makineria SL900/32 mban pllaka të rënda të betonit të cilat i vendosë nëpër urat që lidhin linjat hekurudhore.

Kjo makineri kishte ndërtuar linjën hekurudhore të trenave të shpejtë nga Chengdu drejt qytetit Guangzhou prej 1.376 kilometra.

“Përbindëshi i hekurt” ka 64 rrota që janë të shpërndarë në 16 pjesë të ndryshme, dhe secila prej tyre mund të sillet në 90 shkallë. /Telegrafi/