Në disa pamje të pabesueshme, një kafshë vigane është parë e varur në ajër, pasi thuhet të jetë kapur nga një grep peshkimi.
Dhe duke pasur parasysh faktin se regjistrimi – i bërë në një plazh në Marok – ishte bërë natën, përcjell Telegrafi, ajo është edhe më e vështirë për tu identifikuar se për çfarë lloji bëhet fjalë.
Disa sugjerojnë se bëhet fjalë për një lloj peshku, por madhësia dukshëm e madhe e bën atë të paidentifikueshme.
Një turmë e madhe shpejt ishte mbledhur rreth saj, por dëshmitarët duket se gjithashtu nuk kanë ndonjë ide se për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/