Telegrafi

Përbërja e re qeveritare do të votohet javën e ardhshme, mbarojnë negociatat për rikonstruimin

Të premten do të dorëzohet në Kuvend lista e ministrave të rinj, të cilët do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar, pasi LSDM dhe BDI kanë përfunduar negociatat për rikonstruimin e Qeverisë.

Jo zyrtarisht mësohet se qeveria e re do të votohet në seancën e 24 ose 25 qershorit, varësisht agjendës së Kuvendit. Ndërrimi i drejtorëve do të bëhet pas konsultave me ministrat e rinj dhe të njëjtit do të ndërrohen në disa faza.

Nga BDI nuk komentojnë paralajmërimet e Zaev për shumicë të re, por thonë se kapitulli i ndryshimeve mbyllet në fund të muajit.

Lëvizja Besa nga ana tjetër, të pyetur nëse janë në negociata me Zaevin për tu bërë pjesë e Qeverisë, deri tani sipas tyre nuk është biseduar në ketë drejtim por siç shtojnë, presin reflektimin e kryeministrit dhe ofertën e mundshme.

Negociata nuk janë duke u zhvilluar as me Aleancën për Shqiptarët./Telegrafi/