Telegrafi

Përbërja e re e KSHZ-së sot fillon punën, do të japin deklarata solemne

Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot para kryetarit të Kuvendit, do të japin deklaratat solemne.

Përbërja e përkohshme gjashtë-anëtare e KSHZ-së u zgjodh me 100 vota “për” dhe pa diskutim në seancën e 56-të e cila u mbajt të mërkurën në mbrëmje, pas marrëveshjes që arritën liderët në takim ditën e hënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i KSHZ-së është Oliver Derkovski i propozuar nga OBRM-PDUKM, ndërsa Dimitre Shehu nga BDI do të jetë nënkryetare.

Elizabeta Postolovska nga OBRM-PDUKM, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM, si dhe Enver Saliu nga Lëvizja Besa janë anëtarët e trupit zgjedhor më të lartë në vend.

Me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KSHZ-së janë krijuar kushtet për organizimin e referendumit për marrëveshjen me Greqinë./Telegrafi/