Sipas Asociacionit MOST, përbërja e mëparshme kuvendore e Maqedonisë ka qenë në varësi të Qeverisë. Kjo përfshihet në raportin mbikëqyrës të projektit ”Qytetarë të përfshirë për Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga 365 procedura për sjellje të ligjeve në Kuvend në përbërjen e mëhershme parlamentare në vitin 2016, Qeveria ishte propozuese e thuajse 93% të ligjeve dhe 70% e tyre u miratuan me procedurë të shkurtër, theksoi Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i MOST.
Gjithsej 48 ligje, respektivisht 7% nga numri i përgjithshëm u propozuan nga 61 deputetë, kurse u miratuan 25 prej tyre. 17 nuk u pranuan dhe ishin propozuar nga deputetët.
Thuajse gjysma e ligjeve u miratuan në shkurt të vitit të kaluar. 27% e ligjeve ishin për ndryshim të ligjeve që tashmë ishin miratuar dhe ndryshuar në vitin 2016.
Në aspekt të komisioneve në Kuvend, nga 1 janari e deri më 18 tetor, 2016, u mbajtën dy mbledhje publike për një propozim-ligj dhe dy debate tematike publike./Telegrafi/