Telegrafi

Përbërësit më të shëndetshëm gjenden në lëvoren e mollës

Thënia "një mollë në ditë dhe nuk ke nevojë për mjek" ekziston me një arsye, sepse kjo pemë përmban materie të dobishme dhe ushqyese për organizmin e njeriut.

Për efektin shërues të mollës njerëzit kanë ditur qysh moti, e pema që sipas legjendës ka ardhur nga parajsa, mes tjerash është edhe simbol i ripërtëritjes. Përbërësit më të shëndetshëm gjenden në lëvoren e mollës.

Sipas mjekëve gjermanë, mollët dhe lëngu i mollës nxitin mekanizmin biologjik me të cilin gjatë procesit të fermentimit krijohen substanca antikancerogjene. Nëse konsumojmë vetëm dy molla brenda ditës kemi bërë shumë për shëndetin tonë. Pos se është e pasur me ujë, molla përmban edhe karbohidrate, proteina dietale, vitamina C, A, E, B1, B2, B6, si dhe beto karotinë, pastaj mineralet – kalium, kalcium, fosfor, magnez dhe hekur.
/Telegrafi/