Telegrafi

Përbërësit e marihuanës luftojnë Streptokokun rezistent

Hulumtuesit në Itali dhe Britani, kanë testuar pesë përbërës të mëdhenj të marihuanës, të quajtur kanabinoide, në disa lloje të ndryshme të MRSA. Që të gjitha kanë shfaqur efekt vrasës ndaj sporeve në bakterit. Edhe disa kanabinoide sintetike po ashtu kanë treguar aftësi antibakteriale.

Shkencëtarët thonë se kanabinoidet i vrasin bakteret në disa mënyra që ndryshojnë nga antibiotikët tradicional, duke nënkuptuar se ata mund të jenë në gjendje të shmangin rezistencën bakteriale.

Për më tepër, dy nga kanabinoidet nuk kanë efekte në gjendjen psikike, andaj kjo mund të jetë një mënyrë për të përdorur këto substanca, pa krijuar efektet e shkaktuara nga marihuana.