Telegrafi

Përbërësit e bananes pengojnë transmetimin e HIV-it?

Studimet e realizuara nga Universiteti i Michiganit janë publikuar edhe në revistën Journal of Biological Chemistry.

Testimet laboratorike të zhvilluara deri tash japin shenja se lektina është po aq me ndikim si edhe dy barërat që tashmë ekzistojnë. Veprimi i kësaj substance mbështetet në parandalimin e reaksionit zinxhir që çon deri te infeksioni, pasi ka aftësi për të identifikuar patogjenin dhe për të pamundësuar veprimin e tij duke u lidhur me proteinat e virusit.

Hulumtuesit besojnë se lektina mund të jetë një alternativë më e lirë për krijuar preparate vagjinale me veti mikrobicide./Telegrafi/