Telegrafi

Përbërësi i domates mbron zemrën

Hulumtimet e konsumimit të përditshëm të tabletave me likopen, kanë treguar se vetëm për periudhë 8-javore vjen deri te ndërprerja praktike e oksidimit të LDL kolesterolit (të keq) në gjak.

Shkencëtarët besojnë se tabletat me likopen në testimet e ardhshme klinike do të mund të vërtetohen se janë madje më të efektshme se statinat, barëra të dedikuar për uljen e kolesterolit të lartë në gjak.

Likopeni është antioksidues i domates përgjegjës për ngjyrën e saj të kuqe, por sipas informatave të deritanishme vështirë absorbohet në formë natyrale.