Site icon Telegrafi

Përballje Andonovski vs. Spasovski në Komisionin e Anti-korrupsionit

Komisioni Anti-korrupsion për të enjten ka parapa seancë, në të cilën do të rishikojnë dy ankesat e dorëzuara dje nga ana e zv.ministrit plotësues i punëve të brendshme, Oliver Andonov, dhe koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy ankesat janë të njejta, të cilat lidhen me nenin e 8 të Kodit Zgjedhor, i cili rregullon mënyrën e menaxhimit dhe shpenzimin e fondeve buxhetore gjatë fushatës zgjedhore.

Zv.ministri shtesë i brendshëm, Oliver Andonov, për Tv Nova theksoi se ka dorëzuar ankesë në Komisionin për Anti-korrupsion, për shkak se Oliver Spasovski ka kryer shpërndarje të vendeve të punës, në kohën kur janë nënshkruar zgjedhjet.

Ministri Spasovski, tha se nuk janë të vërteta pohimet e Andonov dhe se për momentin nuk ka asnjë riorganizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme./Telegrafi/

Exit mobile version