Telegrafi

Përballje shqiptarësh në Ligën e Evropës, Kaçe kundër gjigantit italian

Janë mësuar grupet e Ligës së Evropës për edicionin 2016/17.

Pasi është hedhur shorti për 12 grupet, edhe futbollistët shqiptarë që do të marrin pjesë kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Lexo po ashtu Këto janë grupet e Ligës së Evropës

Kësisoj Besar Halimi me Mainzin e tij është në Grupin C, ndërsa do të ketë punë të vështirë me Anderlechtin, Seint Etiennen dhe Gabalan.

Besar Halimi

Alban Meha është pranë rikthimit në Konyaspor dhe skuadra turke është në Grupin H së bashku me kampionët ukrainas Shakhtar Donetzk, Sporting Bragën dhe Gentin belg.

Grupi I sjellë edhe përballjen e dy futbollistëve shqiptarë. Donis Avdijaj me Schalke 04 do të ketë në grup Red Bull Salzburgun e Valon Berishës si dhe ekipin francez Nice dhe atë rus Krasnodar që eliminoi Partizanin e Tiranës , transmeton Telegrafi.

Donis Avdijaj

Valon Berisha

Më së vështiri do të jetë për Ergys Kacen i cili me klubin e tij të ri Viktoria Plzen do të ndeshet ndaj gjigantit italian Roma në Grupin E dhe me dy skuadrat tjera Austrian e Vjenës dhe Astran.

Kapiteni i ri i Shqipërisë, Ansi Agolli do të përballet me Fiorentinën, PAOK-un dhe Slovan Liberecin në Grupin J.

Ndërkohë në Grupin e fundit L, Zurichu i Armando Sadikut dhe Burim Kukelit do të ketë punë të vështirë përballë Villarealit, Steaua Bukureshtit dhe Osmanlisporit.

/Telegrafi/