Telegrafi

Përballje për të mos e humbur: Shqipëria U21 pret sot Kosovën U21 në Elbasan Arena

Shqipëria do të jetë sonte nikoqir i Kosovës në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 në grupmoshat U21.

Kombëtarja kuqezi dhe ‘Dardanët’ e rinj për 90 minuta do të përballen mes vete dhe do ta lënë anash politike edhe pse jemi një komb.

Ndeshja që fillon në ora 19:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ e që do të jetë një takim për t’u mos u humbur.

Në grupmoshat U21 po luajnë shumë lojtarë të talentuar dhe që shumë shpejtë disa prej tyre do të inkuadrohen edhe në ekipet e para.

Aktualisht Austria është liderë e Grupit 3 me nëntë pikë, Anglia dhe Kosova me gjashtë, Turqia me katër, Shqipëria me dy dhe Andorra me një. /Telegrafi/