Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ na kanë sjellë diçka interesante gjatë takimit të volejbollit në plazh, në mes të Egjiptit dhe Gjermanisë, ku kishte ndeshje të dy kulturave të ndryshme.
Volejbolli është një sport i shpejtë dhe i furishëm, që luhet nën rrezet e diellit dhe i njohur për veshjen e saj të zbuluar – me një uniformë praktike të bikinive për gratë dhe pantallona të shkurtra për burrat.
Por, këto foto tregojnë të kundërtën e kulturave midis disa nga vendeve që marrin pjesë në Olimpiadën e Rios, pasi ekipi i volejbollit në plazh i grave egjiptiane dolën në arenën e rërës të veshura me mëngë të gjata, lartë dhe poshtë.
Veshje të tillë, u përdoren nga volejbollistet, Nada Meawad dhe Doaa Elghobashy, të cilat gjithashtu e kishin kokën e tyre të mbuluara me hixhab.
Kjo veshje ishte në kontrast të fortë me rivalët e tyre gjermane, Laura Ludwig dhe Kira Walkenhorst, që ishin të mbërthyera me veshje tradicionale dy-copëshe të volejbollit në rënë gjatë përplasjes në natën e fundit. /Telegrafi/