Telegrafi

Përballje mjaft interesante mes dy skuadrave më në formë aktualisht në Superligën e Kosovës: Trepça ’89 – Prishtina

Trepça ’89 dhe Prishtina do të përballen në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Ky takim do të luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e që do të jetë një takim mjaftë interesant.

Trepça ’89 është aktualisht në vendin e pestë me 28 pikë dhe në rast të fitores do të barazohej me pikë me Gjilanin që është për një vend më lartë.

Në anën tjetër, Prishtina është në pozitën e tretë me 41 sosh dhe nëse triumfon, do të barazohej me pikë me Dritën.

Kujtojmë se takimi mes skuadrës mitrovicase dhe asaj nga kryeqyteti fillon në ora 13:00. /Telegrafi/