Telegrafi

“Përballje” mes FFK-së, Ministrisë dhe FC Prishtinës për stadiumin e qytetit dhe ndeshjen Prishtina-Drita

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për gjendjen në futbollin e Kosovës.

Pse nuk u zhvillua në Prishtinë ndeshja e Vala Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës në stadiumin e qytetit të Prishtinës, por në “Shani Haxhiislami” të Pejës?

A është kjo ndeshja më vendimtare në vitet e fundit, ku do të dihet kampioni i Kosovës?

Pse FC Prishtina këmbëngul që takimi do të duhej të zhvillohej në Prishtinë e cili është qëndrimi i Ministrisë së Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës?

Kur do të bëhet Prishtina me stadium dhe kur përfaqësuesja jonë do luajë ndeshjen e parë në Kosovë?

Pse ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri po zhvillohet në Zvicër?

Për të diskutuar për këto tema të ftuar janë:

Ibër Alaj – Drejtor i Departamentit të Sportit,
Arianit Ahmeti – Federata e Futbollit të Kosovës
Ahmet Kurtolli – Nënkryetar, FC Prishtina

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në RTV Dukagjini nga ora 21:10.