Në emisionin “Përballje zgjedhore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu janë përballur dy kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.
Gjini dhe Kusari-Lila tregojnë për planet e tyre konkrete për çështjet si ngrohtorja e qytetit, menaxhimi i mbeturinave, ujërat e zeza, transporti urban, hyrjet-daljet e qytetit e tema tjera.
Po ashtu, dy kandidatët e komunës së Gjakovës tregojnë se më kë do shkojnë në koalicion parazgjedhor në garën e balotazhit. /Telegrafi/